Podgoricë kapen 65 kg marijuanë, dyshime se vinte nga Shqipëria…

Policia e Podgoricës ka arrestuar AD (27) dhe ID (23) nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogave narkotike, njofton Drejtoria e Policisë. Sipas policisë, gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan rreth 65 kilogramë marijuanë.

Policia e Podgoricës ka kontrolluar dy automjete në Tuzi, një mjet pasagjerësh i markës “Škoda” me targa të Podgoricës, i drejtuar nga shtetasi AD (27) dhe një automjet mallrash i markës “Renault Kangoo” me targa të Podgoricës, me drejtues ID (23. ),” thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit të kamionit, policia gjeti dy çanta të mëdha dhe një thes me 65 pako me një substancë që dyshohet se ishte droga dehëse marihuanë, me peshë rreth 65 kilogramë.

Siç bën me dije policia, dyshohet se lënda narkotike e konfiskuar kontrabandohej nga territori i Republikës së Shqipërisë në territorin e vendit tonë.

AD dhe ID janë privuar nga liria me urdhër të prokurorit të shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogave narkotike”, thuhet në njoftim.