Plan zhvillimi i zonës Baks-Rrjol, mbahet dëgjesa e parë publike…

Bashkia e Shkodrës ka organizuar sot dëgjesën e parë publike mbi Planin e Detajuar të Zonës me Rëndësi Kombëtare Baks-Rrjoll që po realizohet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në kuadër të “Studim Masterplane për Zonat me Përparësi Zhvillimin e Turizmit”.

Interesimi i grupeve të interesit, pronarëve të tokës dhe ndërtimeve ekzistuese, banorëve të zones, teknicienëve ka qenë shumë i lartë dhe u konstatua nga pjesëmarrja e gjërë në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak.

Pyetjet, sugjerimet, diskutimet e debatet kanë qenë të hapura dhe çdo gjë është regjistruar për t’u përfshirë në një raport të detajuar, i cili do ti dërgohet nga Bashkia e Shkodrës hartuesve të projektit për tu reflektuar dhe pasqyruar interesat e komunitetit.

Kjo degjesë e pare do të pasohet edhe nga dëgjesa të tjera, me synim hartimin e një projekti që pike së pari të shkojë në linjë me interesat e komunitetit, të pronarëve dhe të zhvillimit të gjithanshëm e të qëndrueshëm të kësaj zone.

Sapo pyetjet, sugjerimet, diskutimet gjatë degjesës të zbardhen, ato do të bëhen publike në rrjetet sociale të Bashkisë Shkodër.