Plagosje para shkollës në Shkodër: Tre të rinj përfshihen në konflikt me thikë…

Shpërndaje

Një konflikt mes disa të rinjve ka ndodhur para shkollës së mesme të gjuhëve të huaja “Shejnaze Juka” në Shkodër, ku tre 18-vjeçarë kanë mbetur të plagosur me thikë dhe sende të forta.

Të rinjtë janë dërguar në spitalin rajonal, ku po marrin trajtim dhe raportohen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar personat e përfshirë dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:10, në lagjen “Kongresi i Permetit”, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër).

Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në vijim do të jepet informacion më i plotë për rastin.

Shpërndaje