
Një plagosje me thikë është shënuar në qendër të Shkodrës, pranë shatërvanit. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes adoleshentësh, ku dy prej tyre janë goditur me mjet prerës.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spital në gjendje të rëndë.
Shkaqet e konfliktit mbeten ende të paqarta.
Njoftimi i policisë:
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 19:50, në Spitalin Rajonal Shkodër janë paraqitur për ndihmë mjekësore, të dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasi Elio Preza, 19 vjeç, dhe një 17-vjeçar, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, nga veprimet e para hetimore, dyshohet se këta shtetas janë dëmtuar me mjet prerës në lagjen “Qemal Stafa”, gjatë një konflikti të çastit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.




