Plagosje me armë zjarri në Velipojë…

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar vetëm pak minuta më parë në plazhin e Velipojës. Burime pranë policisë bëjnë me dije se një person është qëlluar me armë zjarri ne plazhin e Velipojës.

Sipas të dhënave të para i plagosuri ka marrë një plagë në pjesën e barkut dhe është transportuar në Spitalin e Shkodrës.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë në plazhin e Velipojës.