
Pesë persona janë dënuar me burg pasi policia zbuloi një rrjet të organizuar kriminal që kishte ngritur disa ferma industriale kanabisi në zonën e West Yorkshire, në Angli, me një vlerë të përllogaritur prej afro 4 milionë paundësh.Sipas policisë së West Yorkshire, grupi kriminal drejtohej nga 44-vjeçari Selman Hysa dhe vepronte nga tetori i vitit 2024 deri në prill 2025. Operacioni përfshinte anëtarë të familjes dhe bashkëpunëtorë të afërt që merreshin me kultivimin e kanabisit në shkallë industriale.Gjatë kontrolleve të koordinuara, autoritetet zbuluan pesë ambiente të përshtatura si ferma kanabisi në Wakefield dhe Huddersfield. Objektet ndodheshin në Alverthorpe Road në Wakefield, Newgate House në Pontefract, Wakefield Commercial Park në Horbury, Beckbridge Industrial Estate në Normanton dhe ish-klubin Moldgreen Top Club në Huddersfield.Hetuesit vlerësuan se sasia e kanabisit të sekuestruar kishte një vlerë tregu prej 3,933,135 paundësh.Sipas hetimeve, Selman Hysa ishte drejtuesi kryesor i organizatës kriminale, ndërsa nipërit e tij Armand Hysa dhe Klevis Hysa kishin role kyçe në aktivitetin e paligjshëm, së bashku me Kosta Dumanin dhe Admir Çerpjan.Të pestë pranuan akuzën për komplot në prodhimin e kanabisit. Selman Hysa pranoi gjithashtu akuza për pastrim parash, ndërsa Armand Hysa u deklarua fajtor edhe për posedim kanabisi me qëllim shpërndarjen, posedim kokaine dhe pastrim parash.Gjykata e Leeds Crown Court dha këto dënime:



