
Një sondazh i fundit i realizuar nga sinjalizon një ndryshim të dukshëm në perceptimin e opinionit publik amerikan mbi konfliktin në Lindjen e Mesme.
Për herë të parë pas shumë vitesh, të anketuarit në SHBA shprehin më shumë simpati për palestinezët sesa për izraelitët. Në pyetjen se cilën palë mbështesin më shumë, 41% u shprehën në favor të palestinezëve, ndërsa 36% në favor të izraelitëve.
Vetëm një vit më parë situata ishte e kundërt, me 46% që mbështesnin Izraelin dhe 33% palestinezët.
Rezultatet nxjerrin në pah edhe dallime të forta politike. Republikanët shfaqen dukshëm më mbështetës ndaj Izraelit, me një diferencë prej 57 pikësh përqindjeje, ndërsa demokratët rezultojnë 48 pikë më simpatikë ndaj palestinezëve. Tek votuesit e pavarur, avantazhi për palestinezët është më i moderuar, rreth 11 pikë.
Edhe faktori i moshës luan rol: grupi mbi 55 vjeç është i vetmi që anon më shumë nga Izraeli, ndërsa të rinjtë dhe mosha aktive shfaqin një prirje më të madhe në favor të palestinezëve.




