Për herë të parë në Shqipëri, në Shkodër kryhet me sukses stentimi i arteries mesenterica superior…

Shpërndaje

Për herë të parë në Shqipëri, në Spitalin Rajonal të Shkodrës është kryer me sukses një ndërhyrje shumë e veçantë dhe komplekse: stentimi i arteries mesenterica superior, procedurë e përdorur për trajtimin e ishemisë kronike të mezenterit – një sëmundje e rrallë me mortalitet shumë të lartë.

Operacioni u realizua me metodë endovaskulare, falë bashkëpunimit të ngushtë mes kirurgëve vaskularë dhe hemodinamistëve, duke shpëtuar jetën e një pacienti 43-vjeçar që vuante nga kjo sëmundje.

Ky rast tregon rritjen e nivelit të profesionalizmit dhe përkushtimit të mjekëve shqiptarë, si dhe fuqizimin e kapaciteteve të Spitalit Rajonal të Shkodrës për të ofruar shërbime moderne dhe të avancuara.

👨‍⚕️ Mirënjohje për ekipin mjekësor që realizoi me sukses ndërhyrjen:

Dr. Besmir Grizhja

Dr. Enkelejd Lohja

Dr. Gledis Zaimi

Dr. Kevin Bektashi

Shpërndaje