Pas takimit në Stamboll, Rusia zotohet se do të ulë ndjeshëm aktivitetet ushtarake në Kiev dhe në Chernihiv…

Ka përfunduar takimi i delegacioneve negociatore të Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Mbledhja që u mbajt në zyrën presidenciale Dolmabahçe në Stamboll ka përfunduar pas takimit të krerëve të delegacioneve, si dhe pas takimit mes delegacioneve.

Pritet që pala ukrainase të informoj mediait lidhur me përmbajtjen e bisedimeve.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, më herët në hapjen e takimit theksoi se si një vend që ka dëshmuar shumë dhimbje në rajonin e tij, kanë punuar dhe janë përpjekur që një pamje e ngjashme të mos ndodhë në veri të Deti të Zi.

“Kemi shfaqur një qasje të drejtë që mbron të drejtën, ligjin, ndjeshmërinë e të dyja palëve (Rusi-Ukrainë) në të gjitha platformat ndërkombëtare”, tha Erdoğan.

“Keni marrë përsipër një përgjegjësi historike si anëtarë të delegacioneve. Gjithë bota pret lajmet e mira që do të vijnë nga ju. Me udhëzimet e liderëve jeni duke hedhur themelin e paqes. Jemi të gatshëm për çdo lloj kontributi që do të lehtësojë punën tuaj”, shtoi ai.