Pas drejtorisë së Arsimit dhe Arkivave, Edi Rama i heq Shkodres tjetër drejtori…

Shkodres i iken nje tjeter drejtori, ku pas bordit te kullimit, arsimit, Arkivave, tashme edhe Mjedisi shkon ne qarkun e Lezhes.

Qeveria i ka ndezur dritën jeshilë këtij vendimi, i cili do të duhej të ekzekutohej 1 muaj më parë, por pandemia e shtyu.

Askush nuk di të thotë arsyet e një vendimi të tillë dhe mbi çfarë vlerësimesh po bëhen të gjitha këto lëvizje, të cilat natyrisht janë një goditje e fortë për një qark si Shkodra, shumë herë më i madh se Lezha, si për nga sipërfaqja, numri i popullsisë dhe kapacitetet njerëzore.

Me gjasa politika po prevalon mbi gjithçka, duke vendosur të lërë zbuluar qarkun e Shkodres, e natyrisht që në një terren ku socialistët shkodranë kanë zgjedhur të mos reagojnë, vendime të tilla janë lehtësisht me të zbatueshme nga ministritë e linjës dhe qeveria.

Sipas burimeve nga inspektoriati i mjedisit, me kalimin e inspektoriatit te mjedisit ne lezhe, do te kete edhe shkurtime te punonjesve me te pakten 35%./RealitetiPost/