Parashikimi i motit sipas MeteoAlb…

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë europën jugore do të diktojnë kushtet e motit dhe në vendin tonë. Për pasojë: kthjellimet dominojnë në të gjithë vendin tonë gjatë paradites.

Pasditja sjellë kalime vranësirash por pa rrezikuar reshje.

Temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 0°C mëngjesi në zonat malore deri në 16°C mesdita në bregdet.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Masat ajrore të qëndrueshme dhe relativisht të ngrohta që kanë përfshirë ballkanin perëndimore do të diktojnë mot të kthjellët gjatë paradites.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.

Maqedonia e Veriut

MBETEMI në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta ku më të dukshme vranësirat do jenë në gjysmën lindore të MV. Parashikohet që pasditja dhe kryesisht orët e natës të bëjnë që kthjellimet të jenë dominuese.