Nuk ndalen ortekët në Theth, ARRSH jep detaje për situatën…

Autoriteti Rrugor Shqiptar paraditen e kësaj të diele ka bërë me dije se në zonën e Thethit vijojnë që të bien ortekë.

Përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook shihen sesi bora e rënë një rrugë gerë pas here bllokon qarkullimin në aksin Bogë-Theth.

Ndërkohë vazhdimisht mjetet e pastrimit qëndrojnë në këtë segment për të mundësuar qarkullimin pa problem të automjeteve.

“Në Bogë-Theth vijojnë të bien ortekë 💨 të cilët bllokojnë qarkullimin ⚠️ dhe vështirësojnë punën për pastrimin 🦺

🚧Po punohet 24/7 me mjete e punëtorë për ta mbajtur të hapur këtë aks 🚜

✅Bogë-Qafë Thore qarkullimi kryhet pa problem 🚗 “, thuhet në njoftimin e ARRSH.