Normalizohet qarkullimi në zonat malore të Qarkut Shkodër; akset rrugore të hapura dhe në monitorim…

Shpërndaje

Prefekti i Qarkut Shkodër informon se gjatë orëve të fundit janë raportuar nga qytetarë vështirësi në qarkullimin rrugor në disa segmente të zonave malore, si pasojë e kushteve atmosferike.
Menjëherë pas raportimeve, shërbimet e Policisë Rrugore dhe mjetet borëpastruese kanë ndërhyrë në terren për verifikimin dhe menaxhimin e situatës.

Nga informacionet e përditësuara nga strukturat operacionale, nuk rezulton asnjë situatë emergjente apo bllokim i akseve rrugore, ndërsa qarkullimi është normalizuar.

• Aksi rrugor Qafë Thore–Bogë është i hapur dhe qarkullimi vijon normalisht.

• Në aksin Selcë–Qafë Berdelëcit, për shkak të ngricave të përkohshme, janë marrë masa parandaluese dhe situata po monitorohet nga Policia Rrugore.

Prefekti i Qarkut ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme situatën dhe ka kërkuar koordinim të menjëhershëm ndërmjet strukturave përgjegjëse, duke garantuar reagim të shpejtë dhe efektiv.

Apelohet për drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në zonat malore, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe udhëzimet e Policisë.

Strukturat përkatëse mbeten në gatishmëri për çdo situatë të mundshme.

Shpërndaje