Një atomjet me 4 turistë çekë, del nga rruga në Kelmend…

Një automjet me 4 turistë Çekë ka dal nga rruga dhe ka rënë në greminë në aksin Vukël- Kelmend.

Burime nga vendngjarja bëjnë dije se fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur te vendi i quajtur “Qeta e Thiut”.

Ndërkohë kanë qenë banoret vendas të cilët i kanë ardhur në ndihmë

turistëve.