Ngjarja e rëndë në Shkodër, reagon Benet Beci…

Shpërndaje

Reagimi i kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, erdhi pas ngjarjes së rëndë të mëngjesit të sotëm, ku një atentat me armë zjarri la të vrarë dy persona dhe plagosi dy të tjerë, duke tronditur qytetin. Në reagimin e tij, Beci dënoi ashpër aktin kriminal dhe bëri thirrje për ndëshkim të menjëhershëm e shembullor të autorëve, duke theksuar se siguria e qytetarëve është prioriteti i tij kryesor.

Postimi i Kryebashkiakut Benet Beci:

Të dashur qytetarë,

Ky mëngjes për Shkodrën nuk ishte ai i zakonshmi, siç ndodh çdo ditë në qytetin tonë. Një ngjarje kriminale që duhet të marrë ndëshkimin e ashpër të ligjit ka tronditur zemrën e qytetit.

Kam kontaktuar me Ministrin e Brendshëm dhe me të gjitha strukturat që luftojnë krimin, në emër të jetës dhe sigurisë së qytetarëve të Shkodrës, të cilët nuk meritojnë të përballen me skena të tilla.

Shpërndaje