“Nëse situata do stabilizohet…”, Rama u jep një premtim të rinjve të izoluar…

Situata me daljet nga izolimi janë shoqëruar me replika të forta sidomos nga të rinjtë, që nuk janë parashikuar asnjëherë në planet e kryeministrit Rama.

Por këtë të premte, shefi i Qeverisë ka publikuar një fakt, sipas të cilit, nëse nëse situata me numrat e të infektuarve dhe të të shtruarve në spital vazhdon të jetë e stabilizuar, kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalim daljeje për vajzat e djemtë mbi 14 vjeç.

Por, edhe këtu ka një pikë të diskutueshme. Sepse, në zonat e kuqe do të jetë problem lëvizja edhe për këtë kategori, ndonëse kryeministri Rama i referohet një fashe orari, teksa në një status në facebook flet për moshat e tretë dhe nënat me fëmijë nën 14 vjeç.

Sipas Ramës, nga e hëna e ardhshme do të mbeten vetëm Zonat e Kuqe tërësisht të bllokuara. Si zona të kuqe janë përcaktuar bashkitë Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ku do të vazhdojë i njëjti regjim oraresh lëvizjeje dhe rregullash të qarkullimit si deri tani. Këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara.

E gjithë pjesa tjetër e vendit do të jetë e gjelbër dhe qarkullimi ndërqytetas me automjet privat brenda gjithë kësaj pjese do të jetë i lirë, me një regjim orar që do të shtrihet deri në orën 21.00. Për këtë pjesë do të mbeten në fuqi vetëm rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore e sportive të çdo lloji, transportin publik si edhe njësitë ekonomike ende të mbyllura.