“Në Shkodër fiton opozita”/ Ndoka: Topallin nuk e shohim si rrezik, nuk merr asnjë mandat

Nard Ndoka e konsideron të qetë zhvillimin e fushatës elektorale në qarkun e Shkodrës.

Ai tha për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus” se ndryshe nga qarqet e tjera, në Shkodër nuk janë regjistruar incidente të rënda, ndërsa theksoi se ka një frymë të jashtëzakonshme fitoreje për kampin opozitar.

“Një fushatë e qetë, të paktën sa i takon ballafaqimeve këtu në qarkun e Shkodrës. Nuk ka pasur konflikte. Sa i takon pjesës politike, jemi në finish. Partitë kanë filluar të bëjnë bilancet. Qëllimi kryesor është maksimalizimi i votave për opozitën. Unë po përpiqem që të japë maksimumin”.

Ai foli edhe për partinë e Jozefina Topallit, “Lëvizja për Ndryshim”, për të cilën tha se nuk do të arrijë të marrë një mandat në këto zgjedhje.

“Topalli nuk do të ndikojë në këtë elektorat opozitar. Nuk e shoh si një rrezik, e shoh si një vlerë e pluralizmit. Nuk e siguron një mandat, është në kufijtë e pamundësisë. Do të ketë vota modeste, nuk ka struktura. Seriozisht më vjen keq. Njerëzit nuk i japin kohë alternativave të tjera.”