Në Shkodër, festohet me madhështi festa e Kurban Bajramit…

Të martën, më 20 korrik 2021, që në orët e para të mëngjesitnë të gjitha xhamitë e qytetit dhe fshatit filluan ceremonitë fetare me tekbire për të sinjazuar madhështinë që e karakterizon festën e mbarë ymmeti islam, Kurban Bajrami.

Ceremonia kryesore u mbajt në xhaminë e Parrucës, me praninë e Myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i cili mbajti një fjalim të mbushur plot mesazhe dhe këshilla të dobishme.

Fillimisht, pasi përgëzoi të gjithë muslimanët për festën e Kurban Bajramit tha se bajramet janë kryefestat e qytetit, sidomos kur ato zhvillohen nëpër sheshe, si traditë e hershme profetike. Ai tha se sot, është dita e tekbireve, mashështisë, nuk është festë kalimtare dhe rëndomtë, por është festë e madhe e një bashkësie, është një festë e madhe e miliardave njerëzve në mbarë botën.

Bajrami, sipas Myftiut është të kthehemi në fenë tonë me dinjetet dhe krenari, deri sa të kthehet flamuri i humbur, flamuri i shekujve, flamuri i lavdive dhe i civilizimeve.

Në mes të tjerave, Imam Muhamed Sytari bëri thirje si për herë për paqtim dhe pajtim në mes njerëzve, për afrim me të afërmit, me dashamirësit, miqtë dhe të gjithë krijesat e Zotit në tokë.

Duke përfundur fjalën e tij, Myftiu tha se duhet të marrim me vete nga kjo ditë e bekuar mesazhet e ndërtimit, mesazhet e dinjitetit, mesazhet e krenarisë, mesazhet e dorëzimit para madhnisë së Allahut xh.sh, i cili na krijuar në këtë botë për ta adhuruar dhe madhnuar vetëm Atë, si Krijues i Vetëm në këtë gjithësi.

Më herët, Myftiu dha mesazhet e tij në ligjëratat e mbajtura edhe në xhaminë e Dërgutit dhe në atë të “Dy Vajzave”

Pas namazit të bajramit që u drejtu nga Myftiu i Shkodrës, u mbajt hytbeja/predikimi i Kurban Bajramit nga imami i xhamisë së Parrucës, teologu Naim Drijaj, i cili në mesazhet e tij bëri thirje për paqe, hamoni dhe lumturi për cdo familje shqiptare dhe kudo në botë.

Në fund besimtarët e pranishëm uruan njeri-tjterin për festën e Kurban Bajramit.

Myftinia Shkodër, 20 korrrik 2021

May be an image of 2 people, people standing and indoor
May be an image of 1 person, standing and indoor
May be an image of one or more people
May be an image of 2 people and indoor