“Në rastin më të mirë, është hajdut dhe në rastin më të keq, i lig”

Nga Lazo Lufi

Më qëllon të lexoj këto ditë nga një lajm në portale me emrin e Ilir BeQes tani që e kanë deleguar në Shkodër. Të marrit hapi rrugë thojnë. Por ky nuk asht rasti i Ilir BeQes. Sepse në rastin më të mirë, është hajdut dhe në rastin më të keq, i lig.

Kishte rradhitur dje sukseset si ministër shendetësie. Nëse këtij hajduti i ka ngelur një gram burrëri në skutat më të errëta të ndergjegjes së tij, sot duhet të heshtë. Të heshtë me turp. Sidomos për kohën e tij si ministër.

Nuk e di nëse e mbani mend Kristi Mazen, 10- vjeçarin që dergjej shtretërve të QSUT- së dhe që vuante nga një trombozë në mëlçi me barkun te goja sa nuk i plaste? Kristit i duheshin rreth 150 mijë euro për transplant. Sëmundja i premtonte jo më shumë se 24 muaj jetë, por për minisitrin Ilir BeQe ky “nuk ishte një rast urgjent”. Kristi iu dorëzua sëmundjes, humbi jetën.

Ministria e këtij kllounit e gjykoi jetën e një fëmije si një rast jo urgjent, kur për një trajtim të Spartak Brahos me syze, Maybach nxitoi t’i jepte nga taksat tona rreth 50 milion.

Jeta e një fëmije nuk ishte aq urgjente, kur për Bashkim Finon firmosi 3 herë fond për kurimin e tij jashtë vendit.

Për jetën e një fëmije nuk i gjente 150 mijë euro nga Arka e Shtetit, kur me firmën e tij i dha oligarkëve 220 milionë euro në 3 konçesione. Sa herë që ky hajdut përmend fjalen “shendetësi”, shpirti i Krisit nuk prehet i qetë.

Do e keni rrotull për fushatë. Nëse ju troket ne dyer, hapini derën. Ftojeni për kafe dhe përmendini emrin e Kristi Mazes. Do zverdhet dhe do i ngecë në fyt!