Ne karantine por me zemren tek Shkodra. Jozefina Topalli ka një mesazh për qytetarët dhe politiken…

Ish – Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, gjatë një interviste për TV1-CHANNEL në edicionim qëndror të lajmeve të orës 20.00, i bëri thirrje qeverisë që të marrë borxhe për të përballuar pasojat e situatës me pandemine e koronavirusit. Vërtetë borxhi do të rritet, por nuk ka rrugë tjeter në rrethanat e krijuara, theksoj Topalli !

Ajo tha se sot nuk është koha për politikë, por për tu bashkuar të gjithë në përballimin e kësaj gjëndje të paprecidentë! Jozefina Topalli u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Shkodres e mbarë Shqipërisë që të vazhdojnë të respektojnë këshillat e mjekëve, distancimin social dhe qëndrimin në shtepia !

Topalli kujtoi se nëse nuk jemi të vemendshëm në këtë drejtim, atëherë për pak orë mund të rrezikojmë gjithë sakrificat e bëra për tu mbrojtur deri sot nga koronavirusi !