Ndryshojnë rregullat drejt Italisë, vaksinë, test PCR ose vetëizolim 5-ditor…

Rregullat për të udhëtuar drejt Italisë kanë ndryshuar. Për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë drejt shtetit Italian duhet të jenë të pajisur me;

1) Certifikata e gjelbër (green pass) Covid-19 e lëshuar pas vaksinimit të plotë, ose certifikatë e ngjashme e lëshuar nga autoritetet kompetente shëndetësore vendore që deklaron kompletimin e vaksinimit. Njihen vaksinat e autorizuara nga EMA: Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca, Jonhson&Johnson. Certifikata e gjelbër mund të jetë në formë dixhitale ose e printuar.

2) Test molekular PCR ose antigjenik, kryer brenda 72 orëve para nisjes.

3) Formulari dixhital i lokalizimit të pasagjerëve PLF https://app.euplf.eu/

Në rast se nuk plotësoni pikat 1 dhe 2, mundësohet hyrja, por është e detyrueshme të respektohet një periudhë vetëizolimi prej 5 ditësh në Itali, në adresën e shënuar në Formularin e Lokalizimit të Pasagjerit (PLF) dhe duhet të kryeni test molekular ose antigjen në fund të periudhës së vetëizolimit. Fëmijët nën moshën 6 vjeç përjashtohen nga detyrimi i testit molekular ose antigjen.