Ndihma ushqimore në prag të muajit të Ramazanit/ Myftiu Sytari: ndihmë dhe përkrahje për njëri-tjetrin…

Në prag tëmuajit të madhnueshëm të Ramazanit Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me ‘Qendrën e Mbretit Selman të Arabisë Saudite për Ndihma dhe Bamirësi’ ka shpërndarë disa pako ushqimore për imamet, muezinët dhe njerzit në nevojë.

Myftiu i Shkodrës Muhamet Sytari falenderoi ato që bënë të mundur këto ndihma dhe theksoi se ky është momenti për ti dëshmuar njëri-tjetrit solidaritet dhe ndihmë. Këtë vit Muaji i Ramazanit sipas kalendarit islam fillon me 2 prill ditën e shtunë dhe do të përfundojë në 1 maj.