Nderron jetë në spital një nga të plagosurit e ngjarjes në Shkodër, shkon në dy numri të vrarëve…

Shpërndaje

Bilanci i atentatit në Shkodër është rënduar, pasi një nga të plagosurit, Geridon Kraja, ka humbur jetën. Ai ishte truprojë dhe shofer i Erogen Brajoviçit, i cili dyshohet se ka qenë objektivi kryesor i sulmit.

Autori i dyshuar u kap nga forcat “Shqiponja” pranë zonës së Shinave të Trenit, pasi gjatë arratisjes pësoi një aksident. Gjatë kontrollit, policia i sekuestroi edhe armën e përdorur në ngjarje.

Shpërndaje