Ndërron jetë në spital i plagosuri nga shpërthimi në Shkodër…

Shpërndaje

Ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës personi që mbeti i plagosur nga shpërthimi i ndodhur më herët.

Fillimisht ngjarja u raportua si shpërthim i një kabine elektrike, por nga informacionet e fundit bëhet e ditur se shpërthimi ka qenë i shkaktuar nga lëndë plasëse.

Deri në këto momente, identiteti i viktimës nuk është bërë ende i ditur.

Shpërndaje