Ndërron jetë Muçi Shaljani, viktima e dytë e atentatit të Rinasit…

Shpërndaje

Gjenti i AMP-së, Muçi Shaljani, i njohur edhe si “Sheqeri”, ka humbur jetën në spitalin e Traumës, ku po mbahej në intubim pas plagëve të rënda në kokë. Dy plumbat që kishte marrë gjatë atentatit në Rinas rezultuan fatalë dhe mjekët konfirmuan vdekjen e tij në orët e para të mëngjesit.

Shaljani ishte duke udhëtuar nga Barcelona drejt Tiranës së bashku me Gilmando Danin, të njohur si bashkëpunëtori i afërt i Emiljano Shullazit. Në mesditën e 11 nëntorit, ata ranë në një pritë të organizuar, ku tre persona të armatosur hapën zjarr ndaj tyre. Dani u vra në vend, ndërsa Shaljani mbeti i plagosur rëndë dhe nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

Shpërndaje