
Rreth orës 09:15, në njësinë administrative Kelmend, në vendin e quajtur “Kozhnje”, shtetasi M. Ç., 40 vjeç, banues në fshatin Grudë Fushë, dyshohet se ka rënë nga një terren i thepisur malor, duke humbur jetën.
Grupi hetimor i Policisë Shkodër po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



