
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, zhvilloi sot një takim në Bashkinë Shkodër me kryebashkiakun Benet Beci.
Biseda është fokusuar në zhvillimet e fundit dhe tensionet e krijuara pas heqjes së tabelës me mbishkrim fetar, fillimisht nga bashkia dhe më pas nga policia.
Pas takimit, Myftiu zgjodhi të mos prononcohej për mediat, por jashtë kamerave u shpreh shkurt se “nuk ka asgjë të pazgjidhshme”.
Kjo sinjalizon se palët kanë arritur një mirëkuptim dhe se situata pritet të qetësohet, duke lënë pas përplasjet e ditëve të fundit.




