Myftinia Shkodër shpërndan 80 pako ushqimore në prag të Fitër Bajramit…

Myftinia Shkodër, 20 prill 2023

Myftinia Shkodër shpërndan 80 pako ushqimore në prag të Fitër Bajramit

Ditën e enjte paradite, më 20 prill 2023, Myftinia Shkodër shpërndau 80 pako ushqimore në prag të festës së begatë të Fitër Bajramit.

Kjo sasi ndihmash, që u shpërndanë në oborrin e xhamisë së Kirasit, ishte rezultat i punës së palodhur bamirëse të aktivistit Enes Mandi, i cili herë pas here merr përsipër nisma bamirëse, përmes dhuruesve dhe kontribuuesve zemërgjerë, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Kontingjenti i ndihmave të sotme erdhi si dhuratë nga xhamia “Besimi” në qytetin Fribourg, Zvicër.

Myftinia Shkodër falënderon aktivistin besimtar, Enes Mandi për nismat e tij të lavdërueshme dhe me vlerë, dhe njëkohësisht vëllezërit e xhamisë Besimi, në Fribourg të Zvicrës, për bamirësinë e tyre në këtë ditë të fundit të muajit të Begatë të Ramazanit.

Gjatë muajit të Begatë të Ramazanit të sivjetshëm, Myftinia Shkodër, përmes bashkëpunimeve të frytshme të saj, ka ndihmuar rreth 1500 familje në nevojë, duke shpërndarë pako ushqimore në këtë muaj të bamirësisë së madhe.