Mungesa e avokatëve shtyn gjyqin për Benet Becin, seanca më 20 maj…

Shpërndaje

Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Shkodër, Benet Beci, si dhe gjashtë të pandehurve të tjerë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera në bashkëpunim. Shtyrja erdhi për shkak të mungesës së dy avokatëve, ndërsa seanca e radhës është caktuar më 20 maj. Në këtë seancë, vetë Beci nuk ishte i pranishëm.

Sipas SPAK, Beci dyshohet se ka favorizuar operatorë të caktuar në një tender konsulence të zhvilluar nga KESH në vitin 2019, me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik” dhe vlerë rreth 96.5 milionë lekë.

Hetimet janë nisur pas materialeve të referuara nga Byroja Kombëtare e Hetimit, pas sekuestrimit të telefonave në banesën e Evis Berberi.

Shpërndaje