Mos e patë gjë shtetin? Në 9-të muaj të 2019 kemi 10 shqiptarë të vdekur në burgjet e Greqisë

Nga Shpetim Zinxhiria

O shtet ku je o derë zi…?

Nuk e di ne se mund te gjesh nje shtet si ky i yni ne kete botë e jo më ne Evropë, një shtet alla-shqiptarcë indiferente arrogantë dhe sharlatanë. Një shtet që nuk si sa ka dhe ku i ka emigrantet ne emigracion, një shtet prej leshi që tregoi fytyrën e tij të egërr në mbrojtjen e shtetasve te tij.
10 vdekje të shtetasve në nëntë muajt e parë të 2019, 10 vdekje që këtë shtet nuk duhet ta zinte gjumi e jo më të qendronte indiferentë me një parlament pacavure qe paguhet nga taksat e çdo shqiptari.

  1. 14/01/2019. Arbër Bako 35 vjeç vritet në burgun e Koridhalos me 17 goditje me thikë. Vrasja e tij është filmuar nga kamerat e sigurisë në korridoret e burgut, ku duken dy persona që e godasin vazhdimisht me thika të improvizuara, teksa Bako përpiqej t’u largohej. Ai u dërgua në spital, por nuk mbijetoi.
  2. 15/01/2019. Gjëndet i varur në komisariatin e policise në Agio Nikolaos ne Kretë.
  3. 27/01/2019 Një i burgosur 33-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në burgun Koridalos në Greqi. Ky është i burgosuri i tretë që humb jetën në Koridalos brenda pak ditësh. Më herët ishte vrarë Arbër Bako dhe një shtetas grek ishte gjetur i vdekur për shkaqe patologjike
  4. 15/01/2019. Gjëndet i varur në komisariatin e policise në Agio Nikolaos ne Kretë.
  5. 27/1/2019 Bandiol Tusha 33 vjeç nga fshati shelegar te Sarandes u gjet i pajetë në dhomën e tij të qelisë, në zonën “E” të burgut të Koridhalosit.
  6. 1/05/ 2019. Një 29-vjeçar shqiptar vritet në burgun e Trikalas. ai është goditur me thikë në gjoks nga dy të burgosur me origjinë greke, njofton ministria e drejtesise greke.
  7. 6/07/2019. Gjëndet i vdekur në burgun e Patrës 55-vjeçari me iniciale K.B. nga Fieri. Ai kishte dy vite që qendronte në burg me akuzën për trafikim droge.
  8. 19/07/2019. Gjendet i vetvarur me çarcaf ne qeline e tij nje 38-vjeçar shqiptar në burgun Koridallo ne godinën “D”
  9. 29/07/2019. Gjendet i vdekur Gani Hila në paraburgimin ne Elefsinas.
  10. 27/09/2019.Gjëndet i varur në qelinë e tij ne Koridallo nje shqiptar 40-vjeçar nga Lushnja, i denuar për tentativ vrasje. informacioni qe vjen nga burgu bën fjalë se kishte qendruar i vetem ne qeli dhe me kabllin e televizorit i dha fund jetes se tij.