MOMENTI shokues me VIDEO kur efektivi qëllon për vdekje kolegun! I vendosur për ta vrarë, hapi derën dhe…

Mediat kanë sigurar ditën e sotme videon ekskluzive të momentit kur Ludian Zaimi qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi, 55 vjeç. Nga pamjet shihet se si në ambientet e Komisariatit nr.3 ku ndodhi ngjarja e rëndë ndodhen disa efektivë policie të ulur nëpër karrige, në pritje të ndërrimit të turnit.

Autori del jashtë, ndërkohë që pak para tij ka dalë edhe viktima, i cili shihet i ulur në shkallët e komisariatit. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës brenda ambienteve të Komisariatit nr. 3 në kryeqytet, pak para se të ndaheshin detyrat për turnin e tretë.

Mes viktimës, i cili shërbente prej 20 vjetësh në polici dhe autorit ndodhi një konflikt banal. Zaimi qëlloi të paktën me 6 plumba ndaj Saliasit dhe tashmë është arrestuar nga Policia.