“Mjeshtri i Luleve” 84 vjeçari shkodran, që zbukuron qytetin”

84 vjeçari, Adnan Muka, i njohur në Shkodër si “Mjeshtri i Luleve”, prej vitesh punon vullnetarisht për lulzimin e lulishteve dhe ambienteve publike në Shkodër! Lulishtja kryesore e qytetit te Shodres, te shatervani, biblioteka e qytetit, oborret e disa shkollave dhe se fundmi edhe oborri i teatrit Migjeni, jane disa prej ambjenteve te lulzuara nga dora e mjeshtrit Adnan Muka, i cili lulet qe dhuron fillimisht i kultivon ne oborrin e baneses se tij, ku ndodhen qindra lloje lulesh e ku mbizotron trendafili!

 Adnan Muka, megjithëse i diplomuar si ekonomist, me pasionin e hershëm të tij për agrikulturën, përmes realizimit të studimeve dhe eksperimentimeve të suksesshme, ka dhënë një kontribut të çmuar në kultivimin e krimbit të mëndafshit, gjatë punës në këtë sektor në vitet 1980. Një tjetër angazhim i Adnan Mukës, në këto vitet e fundit, ishte edhe përgatitja e monografisë së babait të tij, “Mësuesit të Popullit”, Sheuqet Muka, një nga themeluesit e gjimnazit të Shkodrës dhe të shoqërisë “Vllaznia” 100 vite më parë.

Me eksperiencat e jetës, me dëshirën e vullnetin edhe sot në moshën 84 vjeçare, për të kontribuar në lulëzimin e qytetit dhe në dokumentimin e historisë, Adnan Muka, renditet ndërmjet atyre të moshuarve, ku përtej fasadës që ka gjurmët e viteve, gjen vlera të paçmuara!/RealitetiPost/