Ministrja e Bujqësisë dëmshpërblimet t’i paguaj Bashkia Shkodër…

0
303

Jo vetem vleresimin e demeve por edhe demshperblimet per fermeret e permbytur do te jepen nga fondet lokale qe qeveria i ka dhene bashkise Shkoder.

Behet fjale per fondin prej 4% ne ligjin e ndryshuar te emergjencave civile. Kjo eshte pergjigjia qe ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi u jep pretendimeve te bashkise Shkoder por edhe fermereve qe kerkojne demshperblimet nga qeveria qendrore.

Ne zonat e permbytura ka nis procesi i identifikimit dhe vleresimit te demeve ku sipas bashkise Shkoder fatura eshte me e larte se ajo e permbytjeve te vitit 2018, e cila ishte rreth 3,2 milion dollare.

PËRGJIGJU