Mësohet kush do të jetë drejtuesi i ri politik për PS Shkodër…

0
508

Kryesia e Partisë Socialiste ka marrë disa vendime politike në funksion të fushatës së afërt elektorale.

Ajo ka emëruar tre drejtues të rinj në qarkun poltik të Vlorës, Shkodrës dhe Kukësit.

Blendi Klosi do të zëvendësoj Arben Ahmetaj në Vlorë, Elisa Spiropali do të shkojë në Shkodër, ndërsa Pandeli Majko në Kukës.

Në fjalën e tij kryemisntri Rama paralajmëroi ndërkohë se kryetarët e bashkive që kanë tre mandate nuk duhet të llogariten më si kandidatë.

I pyetur nga gazetarët, ai tha se këto ndryshime ishin të natyrës administrative.
“Këto janë ndryshime të natyrës administrative, që nuk kanë ndonjë peshë të posaçme për publikun. Nuk janë ndryshime qeverie, por administrative.
Jemi në rrugën drejt një fushate tjetër zgjedhore. S’ka asgjë të re, do bëjmë dhe të tjera.
Nuk kanë rëndësi emrat, këtu jemi shërbëtorë të një misioni.
Kjo është një skuadër, dhe ka lojtarë që kanë role të ndryshme”, u shpreh Rama, pas daljes nga selia e Partisë Socialiste.

PËRGJIGJU