Mesazhi i Myftiut të Shkodrës në prag të Ramazanit/ Sytari: Atmosfera ka nisur të ndjehet në rrugët e qytetit…

Nga foltorja e xhamisë së Parrucës myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka dhënë mesazhet e tij të para në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit.Pas faljes së xhumasë myftiu Sytari tha se nëpër rrugët e Shkodrës ka nisur që të ndihet atmosfera e këtij muaji të madhërueshëm.Besimtarët musliman i nënshtrohen agjërimit në muajin e madhërueshëm të Ramazanit që shtë më i rëndësishmi, muaji i begatë, i paqes, faljes e harmonisë që më pas përmbyllet me festën e shenjtë të Fiter Bajramit.

Ramazani do të fillojë me datën 23 Mars dhe do të përfundojë me datën 20 Prill. Ramazani është muaji i nëntë në kalendarin islam, ku muslimanët i nënshtrohen një seri detyrash fisnike, përfshirë orët agjerimit pa ushqim dhe pa pije.