Mesazh drejtuar udheheqësve të komuniteteve fetare! Berisha: “hapni sa më parë tepmpujt e Zotit”

Mesazh drejtuar udheheqesve te komuniteteve fetare!

Te nderuar hiersi dhe shkelqesi,

Se pari me lejoni t’ju shpreh konsideraten me te larte dhe nderimin tim me te thelle ju dhe besimtareve tuaj per qendrimet tuaja vertet frymezuese ne kapercimin e pasojave te pandemise covid 19.

Une nga lajmet mesova per komunikimin tuaj te sotem me Sulltan Salep Surrelin dhe kerkesat tuaja te drejta per te hequr menjehere bllokimin nga pozita te mirefillta ateisto-hoxhiste, per nje kohe kaq te gjate, te sherbesave tuaja dhe besimtareve tuaj ndaj te Gjithefuqishmit ne institucionet e kultit qe ju udhehiqni.

Duke denuar qendrimin e Xhahilit te Surrelit, qe ne skizen e tij psiqike arrin deri aty sa t’ju paraqitet besimtareve tuaj si mbiZoti i tyre, duke fyer rende keshtu çdo besim dhe besimtar, madje vet Zotin e Madh, Jezusin Mbret, Muhametin Profet dhe Imam Aliun, ju bej thirrje me guxim por duke resepektuar regullat baze kunder kontagiozitetit, te hapni sa me pare tepmpujt e Zotit dhe te udhehiqni sherbesat fetare aq te domosdoshme per paqetimin dhe miresimin e shpirtrave te besimtareve shqiptar, qetesimin e tyre nga tmerret dhe horrori qe mbolli dy muaj me rradhe nje bastard i antikrishtit te shqiptareve.

Duke shprehur edhe nje here konsideraten time me te larte per ju dhe besimtaret tuaj, me respekt te veçante, Sal Berisha!