Merret vendimi, ja kur rinis punën transporti publik dhe rregullta që duhen zbatuar…

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë jep lajmin për rinisjen e transportit publik, i cili është ndërprerë prej tre muajsh, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Ministria njofton se duke filluar nga 15 qershori do të rinisë punën transporti publik.

“Një lajm i mirë për qytetarët dhe sektorin e transportit publik. 15 QERSHOR rifillon shërbimi i transport publik, duke ju përshtatur rregullave të reja, sipas protokollit të miratuar nga ISHP.”- njofton MIE.