Me të kreu vrasjet e para, nuk është Henkrik Hoxhaj, zbulohet “krahu i djathtë” i Nuredin Dumanit…

Asllan Plaku është bashkëpunëtori i ngushtë dhe krahu i djathtë i Nuredin Dumanin me të cilin ky i fundit kishte kryer vrasjet e para. 30 vjeçari, Plaku është mes të arrestuarve nga operacioni që SPAK zhvilloi ditën e sotme.

Asllan Plaku është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.”

Aktualisht ai ndodhet në ambientet e drejtorisë së policisë vendore të Tiranës.