Me datë 5 prill ndërprerje e ujit të pijshëm, UK Shkodër njofton banorët për orarin…

Njoftim
Per shkak të një remonti në rrjetin elektrik të Nënstacionit “Shkodra 1” nga OST, stacioni i pompave në Dobraç nuk do të furnizohet me energji elektrike nga ora 09.00- 12.00 e datës 5 prill 2023

Për pasojë do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm në të gjithë qytetin.

UK Shkodër njofton të gjithë abonentët të marrin masa për furnizimin me ujë të pijshëm.
Faleminderit për mirëkuptimin!