Mbyllja e kolegjit turk “Mehmet Akif”, reagon Rama…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vendimin e një dite më parë për mbylljen e kolegjit turk.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se pas vendimit për mbylljen e tij nuk ka asnjë qëllim tjetër përveç zbatimit të barabartë të ligjit në rastin e heqjes së një licence shkolle si plot të tjera më parë

“Pas çdo vendimi kërkohet një qëllim tjetër nga i vërteti dhe bombardohet publiku me lajme të rreme e me teori konspiracioni! S’ka asgjë të tillë dhe asnjë qëllim tjetër përveç zbatimit të barabartë të ligjit në rastin e heqjes së një licence shkolle si plot të tjera më parë”, shkruan Rama në Twitter.