Mbuluar nga bidonat plastikë, Lumi i Shalës “katandiset” në oaz plehrash, shihni gjendjen ku ndodhet Tajlanda Shqiptare…

Një nismë vullnetare është ndërmarrë këtë fundjavë për pastrimin e lumit të Shalës. Klubi Alpin nga disa sipërmarrës nga Prishtina kanë vendosur të pastrojnë Komanin këtë paradite ndërsa një tjetër grup është ndalur në pastrimin e Fierzës.

Kjo nismë do të vazhdojë edhe me pastrimin e liqenit të Kukësit në javët në vijim pasi ditët e fundit është ndotur nga mbeturinat plastike.

Pamjet janë të trishta dhe është për turp gjendja ku është katandisur “Tajlanda” shqiptare.