Mbërrin avioni me të riatdhesuarit nga Roma, riatdhesohen 120 persona

Mbrëmjen e sotme ka mbërritur në aeroportin e Rinasit avioni i radhës me të riatdhesuarit nga Roma.

Pritej që të vinin 120 persona, por kanë ardhur vetëm 110 dhe nuk dihet arsyeja se përse kanë munguar.

Ata do të rrinë për 14 ditë në karantinë në hotel ku më pas do të kenë mundësinë që të rikthehen në shtëpitë e tyre.