Master plani i ndërhyrjeve për hyrjen e qytetit të Shkodrës…

Hyrja e qytetit të Shkodrës, me trashëgiminë historike e natyrore që e karakterizon si dhe me rëndësinë që ka si portë hyrëse, së shpejti do të ketë një koncept të ri zhvillimi, i cili do të marrë formë nga rikualifikimi i Parkut të Bexhistenit.

Sot në Tiranë, me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, u zhvillua takimi prezantues i fazës së dytë të projektit “Master plani i ndërhyrjeve për hyrjen e qytetit të Shkodrës dhe rikualifikimit të bregut perëndimor të Liqenit të Shkodrës”.

Zëvendëskryetari i Bashkisë Shkodër z. Ardit Çylybyli, në emër të institucionit, dha mbështetjen e plotë për realizimin e këtij projekti i cili ndikon direkt në shtimin e interesit për këtë zone, duke rritur numrin e vizitorëve si dhe duke përmirësuar jetën e banorëve përmes krijimit të hapësirave të gjelbërta e rekreative.