
Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, ka mohuar pretendimet se nuk ka zbatuar vendimin e për forcimin e sigurisë së ish-drejtuesit të.
Ajo sqaroi se vendimi është vënë në zbatim dhe se struktura e Gardës është plotësuar me dy truproja shtesë për Dumanin, sipas standardeve të sigurisë që aplikohen për prokurorët e SPAK-ut. Sipas Koçiut, edhe ka qenë e informuar dhe pjesë e procesit vendimmarrës, përmes përfaqësimit të saj në nivel zëvendësministri.
Ministrja theksoi se institucionet përgjegjëse kanë ndërmarrë çdo hap të nevojshëm dhe se shtimi i personelit është miratuar për të garantuar mbrojtjen e plotë të tij.
Kërkesa për rritjen e masave të sigurisë është depozituar nga drejtuesi aktual i SPAK-ut, , në kushtet e presioneve të shtuara që lidhen me hetime të rëndësishme të firmosura nga Dumani gjatë kohës që drejtonte institucionin.
Për shkak të funksionit që ka mbajtur, Dumani ka qenë nën mbrojtje të lartë sigurie deri në përfundim të mandatit të tij.




