Manastirliu prezanton planin e hapjes me 4 faza: Lëvizja do vazhdojë të jetë e kufizuar

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, prezantoi sot planin e masave për hapjen graduale për ekonominë dhe protokollet e detyrueshme për tu zbatuar.

Lehtësimi i masave do të përfshijë katër faza, ku çdo fazë do të ketë një diferencë dy javore.

Manastirliu: Kemi më shumë se 100 vatra infeksioni aktive në të gjithë vendin.Komiteti i Ekspertëve ka hartuar planin për lehtësimin gradual të masave.Hapja do të jetë graduale duke nga marrë të paktën dy javë nga njëra fazë te tjetra.Fillimisht do të hapen aktivitetet me më shumë efekt në ekonomi dhe më pak efekt në përhapjen e virusit. Rihapja e aktiviteteve do të shoqërohet me kufizime.

Bizneset kanë detyrim ligjor dhe moral për zbatimin strikt të masave, ndryshe do të ndëshkohen administrativisht dhe penalisht.

Për monitorimin e masave do të ngrihet task-forca ndërinstitucionale.

Manastirliu tha se normaliteti i ri do të vijojë të kërkojë lëvizje të kufizuar dhe distancim social.