Manastirliu njofton lehtësim të masave: Nga data 4 maj zgjerohen zonat e gjelbërta

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një komunikim online bëri me dije se nga data 4 maj do të ketë një zgjerim të zonave të gjelbra.

Manastirliu tha se plani i masave do të zbatohet me rezervën që nëse dinamika pozitive në terrenin e luftës me infeksionin ndryshon negativisht, edhe masat e parashikuara në të do të ndryshojnë!

Nga data 4 Maj do të përfshihen si zona të gjelbërta bashkitë: Tropojë,Rrogozinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kucovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë Vlorë, Selenicë”, bëri të ditur Manastirliu.

Duke theksuar se ky vendim është marrë në përputhje me ecurinë e kurbës epidemiologjike dhe indikatorëve të sistemit shëndetësor si dhe duke u bazuar në nivelet e riskut, Manastirliu tha se “zonat e gjelbërta” do të kenë të njëjtat rregulla të lëvizjes dhe fashave orare tashmë të percaktuara për këto zona.

Sipas këtyre rregullave pensionsitët në këto zona mund të lëvizin nga ora 6:00 deri në 8:30 të mëngjesit, ndërsa qytetarët e tjetër mund të lëvizin nga ora 9:30 deri në 17:30 të shoqëruar jo më shumë se një person. Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim punë të cilët nuk kufizohen nga këto orare”, deklaroi Manastirliu