Manastirliu jep urdhrin e prerë pas shtimit të rasteve me koronavirus…

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka paralajmëruar se tashmë do të ketë zero tolerancë për bizneset që shkelin protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Në një takim me inspektorët e task – forcës, anti-Covid19, Manastiliu deklaroi se kjo është një luftë që nuk fitohet vetëm, ndërsa shtoi se derisa sjelljet e ndërgjegjshme të bëhen kulturë, ato duhet rikujtuar dhe në rast përsëritje të shkeljes së tyre, edhe gjobitur.

“Keni bërë një punë shumë të mirë sa i përket inspektimeve dhe kontrolleve për të parë dhe vlerësuar zbatimin e protokolleve.

Ka ardhur momenti të intensifikojmë kontrollet. Janë rreth 70 mijë inspektime të kryera. Dua t’iu falenderoj për punën. Kur kemi rritje të numrave vlerësohet nga ekspertët se kanë një ulje të vigjilecnës. Ju keni bërë një punë të mirë me rekomandimet. Tani është koha për të pasur më tolerancë.

 Zero tolerancë për shkelësit sepse ata përhapin infeksionin Covid19. Na nevojitet mirëkuptimi i bizneseve. Ne jemi këtu për të bërë më të mirën. Kjo është një luftë që nuk fitohet vetëm. Nuk kemi mundësi të vendosim polic në çdo institucion.

Derisa sjelljet e ndërgjegjshme të bëhen sepse duhen, ne duhet t’i rikujtojmë por edhe penalizojmë me masë administrative. Nuk duhet të tolerojmë sepse bëhet fjalë për shëndetin e popullatës”, tha Manastirliu.