
Një operacion i zhvilluar nga forcat e Policisë së Shkodrës ka çuar në zbulimin e një parcele të madhe me bimë narkotike në Malësinë e Madhe.
Sipas burimeve policore, gjatë kontrolleve janë arrestuar 3 shtetas të përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm, ndërsa parcela e gjetur është asgjësuar.




