Malësi e Madhe/ 73-vjeçari gjendet i vetëvarur në banesë…

Shpërndaje

Në fshatin “Rrashkullaj”, në njësinë administrative Gruemirë të Malësisë së Madhe, është gjetur pa shenja jete 73-vjeçari B. L. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ai i ka dhënë fund jetës duke u varur në banesën e tij.

Trupi i pajetë është gjetur nga familjarët, të cilët njoftuan menjëherë Policinë. Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet në Prokurori për vlerësim dhe po vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje