“Luftë” me armë në Pedonalen e Shkodrës, ndalohen 3 persona

Tre persona mësohet se janë ndaluar pas ngjarjes së rëndë mbrëmë në Shkodër. Dy grupe u përplasen me armë zjarri në qendër të qytetit duke plagosur në këmbë 35-vjeçaren Liliana Jeremia. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20 e 30 minuta të së mërkures në pedonalen ‘Kole Idromeno’.

Nga sa mësohet, kanë qenë dy grupe të rinjsh, rreth 5 persona, ku njëra palë ka qenë e ulur në një nga stolat e pedonales, ndërsa pala tjetër ka ardhur nga rruga ‘Françeskane’. Me të parë njëra-tjetrën, palët kanë fillur të qëllojnë me pistoleta. Për pasojë një 35-vjeçare e cila ishte kalimtare ka mbetur e plagosur lehtë.